Kulturë

“Shpia e Agës” rikthehet në Spanjë, garon për tri çmime

“Shpia e Agës” rikthehet në Spanjë, garon për tri çmime
Skenë nga “Shpia e Agës”. Adriana Matoshi në rolin e Lumes dhe Rozafa Çelaj në rolin e Emirës, për të cilin është nominuar për aktoren më të mirë në festivalit ndërkombëtar të filmit “Imagine India” në Madrid

Për herë të katërt filmi “Shpia e Agës”, i regjisores Lendita Zeqiraj, është bërë pjesë e një festivali në Spanjë. Në edicionin e sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Imagine India” në Madrid garon për tri çmime.

Për producentin e “Shpisë së Agës”, Bujar Kabashi, kjo është një dëshmi se filmi po arrin të depërtojë aty ku s’po ia del politika. Sipas tij, këtë po e bën edhe në kohë pandemie, ani pse ekziston një neglizhencë e institucioneve ndaj kulturës dhe artistëve në përgjithësi.