Kulturë

Qeleshepunuesi i vetëm i Pejës

Qeleshepunuesi i vetëm i Pejës
Foto: Koha

“Atëherë u kanë marri mos me e bajtë plisin”, thotë bindshëm Muharrem Buçolli, 86 vjeç, sa për të vulosur një pikë të bisedës rreth plisit, në dyqanin e Afrim Latës. Ky i fundit, është ndër qeleshepunuesit e paktë që kanë mbetur në Kosovë. Në Pejë është i vetmi. E nga aty ai tregon gjithë historinë që e lidh familjen Lata me plisin.

Vetë ka gati gjysmë shekulli që e punon kapelën emblematike e simbolike të shqiptarëve. Zejen e ka të trashëguar nga i ati, Hyseni, që u zhvendos nga Gjakova në Pejë në fillimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, shkruan KOHA.