Kulturë

Valiu arnaut që shpëtoi Halepin, presidenti njëditor i Turqisë

Arnaut Abdulhalib bej si vali i Halepit më 1918 (majtas) dhe më pas, me emrin e ri Abdulalik Renda, si kryetar i Parlamentit të Turqisë prej vitit 1935 deri me 1946. Për një ditë, më 11 tetor 1938 ai qe kryetar i Turqisë
 

Vilajeti i Janinës kishte rendësi në viset shqiptare, përkatësisht në Arnautllëk gjatë Perandorisë Osmane, gjë që e dëshmon lista e gjatë e personaliteteve që u paraqitën qoftë në nivel shqiptar ose osman, pra deri në Arabi e Etiopi. Mjafton këtu të përmendim punimin e Syreja bej Vlorës, “Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës 1859-1909” – i cili u përgatit si aneks për “Kujtimet” (të botuara në Tiranë më 2013) dhe mbeti si dorëshkrim – që të shihet se ç’figura shqiptare dolën nga Çamëria në nivel shqiptar dhe shumë më gjerë.

Njeri prej tyre është Arnaut Mustafa Abdulhalik bej, i cili prej vitit 1934 njihej me mbiemrin e ri (Renda) sipas Ligjit të ri për mbiemra në Turqinë qemaliste.