Kulturë

Pandemia si “përshpejtues i përtëritjes” së botës

Pandemia si “përshpejtues i përtëritjes” së botës
Duket se kemi arritur në një pikë tjetër kur shoqëria do të bëjë ndryshime radikale, për mirë a keq. Historia na mban leksione të përziera (Ilustrimi: P. C. Vey)

Bota e ka rastin historik që në kulmin e një të zeze që ka pllakosur njerëzimin, të mendojë për leksionet që mund të nxirren prej pandemisë, vlerëson Gianna Pomatas, profesoreshë e pensionuar në Institutin e Mjekësisë në universitetin “Johns Hopkins”, në pjesën e tretë të bashkëbisedës për revistën amerikane, “New Yorker”.

Ajo mendon se ndryshimet e mëdha priren të sjellin ndryshim të madh shoqëror, për mirë a keq. Pasojat e luftërave dhe depresioneve ekonomike janë studiuar thelbësisht; pasojat e pandemive shumë më pak. Analizën për ndryshimin e nis me zhvillimet e viteve të fundit në Bashkimin Evropian dhe me pasojat e politikave që po reflektojnë mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga blloku politik, që po has në telashe për të krijuar frymën e përbashkësisë së vërtetë. Përtej interesave politike e ekonomike të gjithsecilit anëtar.