Kulturë

Pandemia si inspirim

Pandemia si inspirim
Artisti japonez, Takashi Murakami, në një prezantim për media para ekspozitës në “Mori Art Museum” në Tokyo

Disa nga artistët më të mirë të Japonisë, janë duke gjetur hapësira të reja shprehëse si komunikimi online, përderisa përhapja e koronavirusit ka ngjallur ide aq radikale si riemërimi i periudhës së “Reiwas”. Pesë artistë bashkëkohorë, përfshirë Takashi Murakami, ishin gati për të hapur ekspozitën e tyre “Stars” në “Mori Art Museum” në Tokyo, e cila ishte vonuar për disa muaj pasi që muzeu ishte mbyllur për shkak të pandemisë.

Murakami, veprat e të cilit ishin në shfaqje përfshirë skulpturat e tij ikonike “Miss Ko” dhe “My Lonesome Cowboy” e po ashtu edhe pikturat e reja 20 metra katrorë, ka thënë se e kanë zgjeruar biznesin online qëkur pandemia i detyroi në komunikim më të afërt me adhuruesit e artit të tij.