Kulturë

Gjurmëve të pikturës së fundit të Van Goghut

Gjurmëve të pikturës së fundit të Van Goghut

Lokacioni i saktë që mjeshtri holandez Vincent van Gogh ka paraqitur në pikturën e fundit është gjetur, ani pse ka qenë një pamje e qartë për shumë vite, në mes të një grumbulli pemësh, në një zonë rurale afër Parisit. Ekspertët thonë se zbulimi hedh dritë mbi gjendjen e stresuar të piktorit në ditën në të cilën besohet se e ka vrarë veten.

Një hulumtues holandez ka vënë re se skena e përshkruar në veprën e fundit të artistit problematik, “Tree Roots” ishte e dukshme në një kartolinë të zbehtë, në të cilën shfaqte një njeri duke qëndruar afër biçikletës së tij, në një rrugë në fshatin Auvers-sur-Oise, 35 kilometra në veri të Parisit. Van Gogh kaloi javët e tij të fundit në fshat dhe përfundoi një duzinë pikturash. Sa për të ndihmuar, kartolina përfshinte edhe emrin e rrugës.