Kulturë

Arbëreshët në Itali pranuan ndarjen dhe izolimin e egër, menduan se “do kthehen shpejt në shtëpi”

Arbëreshët në Itali pranuan ndarjen dhe izolimin e egër, menduan se “do kthehen shpejt në shtëpi”

Eksodi tragjik i shqiptarëve në Itali (atyre që sot njihen me termin “arbëreshë”) është i lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit në shekullin e pesëmbëdhjetë.

Përfaqësuesit e parë me mbiemër Gramshi erdhën në Itali në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, pas pushtimit dhe nënshtrimit të Shqipërisë nga trupat osmane. Ata arritën në Puglia me grupin e udhëhequr nga djali i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.