Kulturë

“Ninullat popullore” zbërthen botën e larmishme të këngëve për fëmijë

“Ninullat popullore” zbërthen botën e larmishme të këngëve për fëmijë

Për mijëra vjet në pafund buzë nënash janë shqiptuar ninulla me synimin për të komunikuar artistikisht me fëmijën. Të njohura ndër studiues edhe si këngë gjumi e djepi, ato janë shprehja e një krijimtarie të pasur të sajuar e kënduar nga nënat.

Ajo që kishte nisur si interesim i një mjeku gjerman në vendbanimet arvanite në Greqi 175 vjet më parë, do të vijohej nga një prishtinase midis kohëve të vështira. “Ninullat popullore” ishte punimi i magjistraturës së Burbuqe Rushitit, asokohe 35-vjeç, që e mbrojti më 1996 në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.