Kulturë

Projekti “Biblioteka qarkulluese” në prag të finalizimit

Organizata “ETEA” bashkë me mbështetësit e projektit “Biblioteka qarkulluese” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zyrtarë komunalë të Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit.

Ky projekt ka për qëllim nxitjen e mendimit kritik dhe rritjen e shprehisë së leximit te filloristët. Çdo javë në shkollat përfituese do të zhvillohen dy orë të leximit sipas udhëzuesve për aplikimin e strategjive të lexim-kuptimit.