Kulturë

Filmi ‘Vera Andrron Detin’ në ‘Work in Progress’ të Festivalit të Sarajevës

Filmi ‘Vera Andrron Detin’ në ‘Work in Progress’ të Festivalit të Sarajevës

Filmi i gjatë artistik ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, i cili është në fazën e postproduksionit do të jetë pjesë e programit ‘Work in Progress’ në kuadër të festivalit në Sarajevë.

Filmi ka për personazh kryesor një 64-vjeçare përkthyese e gjuhës së shenjave, që jeton në Kosovë. Ajo e sfidon burrin e saj patriarkal me qëllim që të mbrojë vajzën e saj, të cilën ai e ka mohuar.