Kulturë

Një kryengritje amerikane në Anglinë e Luftës së Dytë Botërore

Një kryengritje amerikane në Anglinë e Luftës së Dytë Botërore
Fotolegjenda: Afro-amerikanët e GI-sit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fotografia: Mirrorpix

Kur në janar 1942 rreth 3 milionë amerikanë të GI-sit shkuan në Mbretërinë e Bashkuar, përshtypja ishte – sikundër vuri re George Orwell – se qe “vështirë të shkoje diku në Londër pa e pasur ndjesinë se Britania tashmë ishte një territor i pushtuar”. Akoma më pak i njohur është kusuri i komentit të Orwellit. “Konsensusi i përgjithshëm i opinionit”, shkroi ai, “duket se është që të vetmit ushtarë amerikanë me sjellje të matura janë njerëzit me ngjyrë”.

Se çfarë mendonte Britania për 130 mijë afro-amerikanët që formuan këtë “pushtim”, është tema e librit të zhbiruar gjer në imtësi nga Kate Werran. Mjedisi i tij – qyteti kornez i Launcestonit – mund të duket si jo fort i besueshëm për tregimin e një kryengritjeje antiraciste, por gjatë gjithë luftës afro-amerikanët e GI-sit u vunë në qytete periferike dhe fshatra nga Yorkshire Moors deri në Pyllin e Deanit e në Somerset Levels; në jugperëndim ata po bëheshin gati për zbarkimin e Ditës “D”, transmeton KOHA shkrimin e The Guardian.