Kulturë

Horrori i izolimit

Horrori i izolimit
Fotolegj: “Relic”, portretizimi i një gruaje të moshuar, të cilën vajza e saj dëshiron që ta vendosë në një shtëpi pleqsh merr një ngarkesë ekstra, nisur nga fakti se shumë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në vende të tilla. Jackson Finter/IFC Midnight

Përbërësi kryesor për një film të mirë horror është një vend i izoluar. Çdo lokacion i shkretë bën punë: një shtëpizë në pyll, një motel i boshatisur, xhirimi në mes të oqeani, Detroit, thjesht një vend ku askush nuk arrin që t’iu dëgjojë kur bërtisni. Populloje me viktima potenciale, shto një përbindësh dhe ke çdo gjë që të duhet për t’i përplasur gjërat gjatë natës.

Prandaj, horrori është zhanri kinematografik më i përshtatshëm për periudhën e COVID-19, kur izolimi është bërë jo vetëm një mënyrë e jetesës, por edhe një nevojë për të shmangur vdekjet. Distanca sociale na ka karantinuar në shtëpitë tona, duke rritur ndjenjën e tjetërsimit dhe vetmisë, duke i shikuar të panjohurit me më shumë maturi.