Kulturë

“Përtej vitit 2020...”, për një industri më të hapur të filmit

“Përtej vitit 2020...”, për një industri më të hapur të filmit
Anna Serner, drejtoresha e Institutit Suedez të Filmit dhe Brigid O’Shea, bashkëthemeluesja e Shoqërisë së Filmit Dokumentar në Evropë, kanë nisur maratonën e diskutimeve, që do të sjellë këtë vit “DokuFesti”

Pandemia ka bërë që industria e filmit të kalojë nëpër një fazë të vështirë. Festivalet këtë vit u përballën me diçka që i tejkaloi pritshmëritë e tyre. Pikërisht për shkak të pasigurisë dhe rrezikut që solli koronavirusi, festivali ndërkombëtar i filmave ndërkombëtar dhe të shkurtër, “DokuFest” po mbahet online. Në këtë formë janë duke u mbajtur edhe debatet.

Të martën, Anna Serner, drejtoreshë e Institutit Suedez të Filmit dhe Brigid O’Shea, bashkëthemeluesja e Shoqërisë së Filmit Dokumentar në Evropë, nisën maratonën e diskutimeve të parapara për këtë vit. Dyshja bisedoi për hapat për t’u adaptuar krahas rrethanave të pashmangshme dhe për të përqafuar realitetin e ri përtej këtij viti. Sipas tyre, festivalet, por edhe industria e filmit duhet që të shkojnë përtej kufijve që kanë ekzistuar, dhe duke shfrytëzuar komunikimin virtual të ofrojnë një hapësirë që do të jetë e hapur për të gjithë, dhe që do të pranojë këndvështrime të ndryshme.