Kulturë

Kraja: Akademia nuk ka mandat për të ndryshuar realitetin politik, është zë moral

Kraja: Akademia nuk ka mandat për të ndryshuar realitetin politik, është zë moral

Një letërsi e vështirë nuk është e thënë që të pëlqehet dhe as të lexohet në masë. Është e tillë që nuk e ka ambicien për të argëtuar publikun, por për t’i bartur atij të fshehtat e jetës dhe botës, që mund të jenë të vështira.

Duke kontempluar lidhjen e tij me letërsinë, që kishte nisur pesë dekada më parë në revistën “Jeta e re”, shkrimtari Mehmet Kraja ka shkoqitur momentet kryesore të profilit të tij krijues e deri te drejtimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.