Kulturë

Nga Eposi i Kreshnikëve, Vallja e Tropojës e Xhubleta, dosjet e Shqipërisë që konkurrojnë në UNESCO

Nga Eposi i Kreshnikëve, Vallja e Tropojës e Xhubleta, dosjet e Shqipërisë që konkurrojnë në UNESCO

Katër kryevepra të trashëgimisë sonë shpirtërore së shpejti do t’i propozohen UNESCO-s për t’u përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore botërore.

Vetëm pak javë më parë, kur Irani regjistroi në UNESCO dotarin, një vegël tradicionale të ngjashme me çiftelinë, u ringjallën debatet për regjistrimin e disa pasurive shpirtërore shqiptare, si lahuta apo çiftelia. Komunitete të interesuara akuzuan Ministrinë e Kulturës se nuk po mbron trashëgiminë tonë kulturore, të cilën po na e “rrëmbejnë” të huajt.