Kulturë

Çabej – referenca e gjithëkohshme e albanologjisë

Çabej – referenca e gjithëkohshme e albanologjisë
Dyzet vjet më parë, të mërkurën e 13 gushtit, në një klinikë të Romës do të jepte frymën e fundit studiuesi gjirokastrit, që në të gjallë gëzoi reputacion në rrethet ndërkombëtare të albanistikës, romanistikës dhe ballkanistikës

Filli i jetës njerëzore kishte qenë tejet i shkurtër për ta parë të botuar në plotni veprën e tij jetësore “Studime etimologjike në fushë të shqipes”. Në shtatë vëllimet kapitale të kësaj ndërmarrjeje shkencore, Eqrem Çabej do të avanconte në pikën më të lartë njohjen për shqipen, sinkroninë dhe diakroninë e saj.

Dyzet vjet më parë, të mërkurën e 13 gushtit në një klinikë të Romës do të jepte frymën e fundit studiuesi gjirokastrit, që në të gjallë gëzoi reputacion në rrethet ndërkombëtare të albanistikës, romanistikës dhe ballkanistikës.