Kulturë

Dobruna – artisti idealist me ndërgjegje qytetare

Dobruna – artisti idealist me ndërgjegje qytetare
Përherë aktiv në politikë, pa qenë pjesë e saj, Gurakuq Dobruna - “Kuqi” ishte zëri që përcillte mesazhe e gjykime të mprehta për zhvillimet në hapësirën shqiptare. Në moshën 53-vjeçare, në mbrëmjen e së enjtes, ai ka vdekur pas hospitalizimit prej gjashtë ditësh

Fuqia thumbuese e artit e kishte bërë prej vitesh pjesë të përditshmërisë virtuale për mijëra përcjellës. Përherë aktiv në politikë, pa qenë pjesë e saj, Gurakuq Dobruna -“Kuqi” ishte zëri që përcillte mesazhe e gjykime të mprehta për zhvillimet në hapësirën shqiptare. Në moshën 53-vjeçare, në mbrëmjen e së enjtes, ai ka vdekur pas hospitalizimit prej gjashtë ditësh.

Kumtin e ka ndarë për miqtë miku i tij, gazetari Rilind Gërvalla. Në 8 vjetët e fundit ai ka dizajnuar posterët e teatrit “Hadi Shehu”, në Gjakovë.