Kulturë

Rreth mohimit të realitetit të koronavirusit

Rreth mohimit të realitetit të koronavirusit
Karikatura: Jeton Mikullovci - Jemi

Fenomeni i mohimit të realitetit të COVID-19 del i pakuptueshëm dhe i çuditshëm, pasi që ky virus për afro gjashtë muaj ka prekur më se 20 milionë persona dhe ua ka marrë jetën më se 700.000 personave në shumë vende të botës.

Njëherazi, vlen të përkujtohet se nëpërmjet mediave, ekspertë të shquar të mjekësisë, infektologë e epidemiologë, që nga muaji mars kanë shpjeguar në të gjitha mediat veprimet shkatërruese të këtij virusi për organizmin e njeriut, mënyrën e përhapjes dhe pasojat e shumta, madje edhe për persona që shërohen.