Kulturë

Bën bujë xhirimi i 2018-s i Bosemanit kur qante për fansat e tij që vdiqën nga kanceri

 

Xhirimet nga ngjarja promovuese për filmin “Black Panther” në vitin 2018 kanë marrë edhe më shumë vëmendje këtë të shtunë, pas vdekjes së yllit të këtij filmi Chadwick Boseman nga kanceri, në moshën 43 vjeçe.

Boseman ishte emocionuar shumë gjatë një ngjarjeje në të cilën promovohej filmi, në shkurt të 2018-s. Ai po diskutonte për raportet e tij me dy adhurues të rinj të “Marvelit” të cilët kishin kancer. Ai kishte shprehur aty mërzinë pasi fansat kishin vdekur para se të shihni filmin “Black Panther”.