Kulturë

“ReMusica” me vepra shqiptare në sallat evropiane

Festivali që për tetëmbëdhjetë vjet ka jehuar nga tingujt e epokave të ndryshme muzikore, sivjet po e shënon edicionin e 19-të.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Prishtinë “ReMusica” sivjet vjen në një format të ri i kushtëzuar nga rrethanat që janë krijuar për shkak të pandemisë.