Kulturë

“Quo Vadis, Aida?” – thirrja nga Srebrenica për shpëtim njerëzish

 

“Europë, Bosnia – July 1995” shkruhet në titullin në hyrje të dramës së fuqishme të Jasmila Zbaniqit mbi ngjarjet që çuan në plojën që kryen forcat serbe mbi 8 mijë boshnjakë civilë, shumica syresh burra dhe djem, në qytetin e Srebrenicës me rrethinë. Ai rend fjalësh ndryshon – “Europe, Bosnia” – bëhet lajtmotiv i një filmi të ngjeshur e shtrëngues që përdor ndodhinë e vërtetë të një përkthyeseje të Kombeve të Bashkuara për të ngritur pyetje se si ngjau ky gjenocid në kontinentin që nuk duhet të lejonte të ndodhte përsëri kjo, nën sytë vigjilentë të paqeruajtësve të UN-it.

Ky është filmi i parë i regjisores së lindur në Sarajevë gjatë këtyre dhjetë vjetëve që adreson tamam luftën dhe i pari që trajton këto vite të konfliktit, shkruan KOHA.