Kulturë

Portretet e grave të prekura nga kriza e refugjatëve

Në të majtë dy portrete nga Cooper dhe Gorfer, kurse në të djathtë “Israa With Yellow Boxes”
 

Kur infermierja suedeze Israa Abdali më 2016-n udhëtoi me avion drejt Sirisë së zhuritur nga lufta, ajo u trondit prej asaj që pa.

“Gjithçka ishte shkatërruar, nuk mund të besoja se kjo ishte Siria”, ka thënë Abdali, e cila themeloi një organizatë joqeveritare të quajtur “Stand with Syria”. “Çdoherë kur vije, shihje dikë të ecte pa këmbë e krahë. Secili humbi diçka”.