Kulturë

Thirrja për hapjen e teatrove ende pa përgjigje

Thirrja për hapjen e teatrove ende pa përgjigje

Institucionet shtetërore ende nuk kanë një afat konkret se kur mund të hapen teatrot. Qysh prej 13 marsit, ashtu sikurse shumica e institucioneve kulturore, kanë pezulluar aktivitetin. Kjo ka bërë që programet vjetore të mos jetësohen, por edhe kriza është thelluar. Përderisa në ditën e 14-të të këtij muaji janë hapur edhe shkollat, për teatrot ende nuk ka asgjë konkrete.

Për udhëheqësit e teatrove, qofshin ato publike apo private, qasja e shtetit është krejt e pakuptimtë. Një peticion, që u është drejtuar ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ende nuk ka dhënë ndonjë efekt. Por zyrtarët qeveritarë tetorin e shohin si kohë kur është e mundshme që të hapen teatrot.