Kulturë

Mozaiku me kapëse teli që portretizon heroin kombëtar hyn në “Guinness”

Mozaiku me kapëse teli që portretizon heroin kombëtar hyn në “Guinness”

Mozaiku me portretin e heroit kombëtar Agim Ramadani, i realizuar nga artisti Besart Gashi, zyrtarisht është pjesë e librit të rekordeve – “Guinness”. Në një sipërfaqe prej më shumë se 26 metrash katrorë, prej tash zyrtarisht është mozaiku më i madh në botë i llojit të vet. Në certifikatën e “Guinness World Records” shkruan se “mozaiku më i madh me kapëse teli është në madhësi prej 26.7 metrash katrorë dhe është arritur nga Besart Gashi (Kosovë), në Gjilan, Kosovë, më 22 gusht 2020”.

Deri tash ka qenë një tjetër artist shqiptar që mbante rekordin botëror për një vepër të këtij lloji. Bëhet fjalë për Saimir Stratin, i cili më 2017 realizoi mozaikun e Nënë Terezës, në sipërfaqe prej 10 metrash katrorë, derisa kishte përdorur 1.5 milionë kapëse teli. Prej atëherë vepra gjendet në Muzeun Kombëtar të Kosovës, transmeton KOHA.