Kulturë

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare mbahet më 30-31 tetor në Prishtinë

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare mbahet më 30-31 tetor në Prishtinë

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, sivjet do t’i zhvillojë punimet në Prishtinë më 30 – 31 tetor 2020.

Ky Seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.