Kulturë

Barbarë apo heronj: Fiset gjermane përtej miteve

Barbarë apo heronj: Fiset gjermane përtej miteve
Popujt gjermanikë nuk ishin një fis i vetëm; fise të shumta mund të gjendeshin në veri të Alpeve. Ata jetonin në komunitete fshatrash, ku prodhonin gjithë çka kishin nevojë. Druri dhe eshtrat ishin lëndët më të rëndësishme për sendet e përditshme, përfshirë edhe krehrat

Gjëja e parë që vizitorët mësojnë në ekspozitën në Berlin, “The Germanic Tribes: Archaeological Perspectives” është se nuk kishte një fis të bashkuar gjerman; nuk ka pasur një grup të vetëm njerëzish që e quanin veten “gjermanikë”.

Ata më parë ishin një shumësi fisesh që jetonin në komunitete fshatrash, ndonëse të shpërndarë përgjatë një treve të gjerë. Prej shekullit të parë deri në shekullin e katërt të erës sonë, fiset gjermane u vendosën në trevat në perëndim të Rinit dhe në veri të Danubit, transmeton KOHA shkrimin e DW.