Kulturë

Superheronjtë e panevojshëm

Superheronjtë e panevojshëm
Adaptimi i librit komik “The Boys” paraqet një grup “superheronjsh” që janë sociopatë të fiksuar pas fuqisë (Foto: Amazon)

Teksa shihni serinë e re të Amazonit me dramën komike të superheronjve “The Boys”, ju jeni të shtrënguar të reflektoni se çfarë i bie të jesh hero dhe çfarë kuptimi ka në ditët tona.

Në “The Boys”, i cili është adaptim i serisë së librave me po të njëjtin emër, heronjtë me superfuqi janë larg të qenit shembuj ndritës të fisnikërisë dhe kurajës. Ata janë veçse sociopatë të fiksuar pas fuqisë së tyre.