Kulturë

“Beethoveni ishte zezak” si metaforë edhe sot

“Beethoveni ishte zezak” si metaforë edhe sot
Një vijëzim i vitit 1814 i Ludwig van Beethovenit nga Blasius Hoefeli, pas një vizatimi të Louis Letronne (Foto: Imagno/Getty Images)

Tamam 80 vjet pas vdekjes së Beethovenit, më 1907, kompozitori britanik Samuel Cleridge-Taylor nisi të spekulonte se Beethoveni ishte zezak. Colderidge-Taylor ishte me racë të përzier – nga një nënë e bardhë angleze dhe nga një baba prej Sierra Leones – dhe ai thoshte se nuk mund të mos vërente ngjashmëri mahnitëse mes tipareve të tij të fytyrës dhe imazheve të Beethovenit.

Pasi ishte rikthyer së voni prej SHBA-së segreguese, Coleridge-Taylor projektoi përvojat e tij në kompozitorin gjerman.