Kulturë

Figurinat 4300-vjeçare të Anatolisë

Figurinat 4300-vjeçare të Anatolisë
Profesori në Universitetin e Ankarasë dhe drejtues i gërmimeve në Kültepe, Fikri Kulakolu, ka thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve “Anadolu” se një nga dy pllakat e marra nga Kültepe në fund të shekullit të 19-të ishte shitur në një dyqan antikuarësh në Stamboll e më pas ishte dërguar në Muzeun Britanik, kurse tjetra në Muzeun e Louvreit

(“hurriyetdailynews”) – Pesëmbëdhjetë figurina hyjsh e hyjneshash janë gjetur gjatë kërkimeve arkeologjike që po vazhdojnë në Kültepe Kaniş, në provincën e Kayserit në Anatolinë Qendrore.

Gërmimet kishin filluar 72 vjet më parë në vendin e quajtur Kültepe, falë dheut prej hiri, që është rreth 25 kilometra larg qendrës së qytetit të Kayserit.