Kulturë

Në Egjipt zbulohen sarkofagët 2 mijë e 500 vjet të vjetër

Në Egjipt zbulohen sarkofagët 2 mijë e 500 vjet të vjetër

Në nekropolin shkretinor Sakkara në Gizën egjiptiane, arkeologët kanë gjetur 27 sarkofagë, të cilët llogaritet të jenë 2 mijë e 500 vjetër të vjetër. Njoftimin për këto gjetje e kanë dhënë autoritetet për turizëm e trashëgimi kulturore të Egjiptit.

Zyrtarët ministrorë kanë përkujtuar se edhe para një jave janë gjetur 13 sarkofagë në gjendje të shkëlqyeshme, e pas kësaj gjetjeje kanë njoftuar se të premten e kaluar kanë rënë edhe në gjurmë të 14 sarkofagëve të tjerë, në lokalitetin në jug të Kajros. Vlerësohet se bëhet fjalë për gjetjet më me peshë të këtij lloji, sarkofagë të kyçur, të cilët s’janë hapur qysh prej se janë gropuar. Janë gjetur në tri vende të ndara në thellësi deri në 11 metra.