Kulturë

Elbenita Kajtazi – zbulimi i vërtetë për publikun artdashës francez

Elbenita Kajtazi – zbulimi i vërtetë për publikun artdashës francez
Elbenita Kajtazi (Violetta) dhe Kevin Amiel (Alfredo) në Opéra National de Bordeaux (Foto: Eric Bouloumie)

Elbenita Kajtazi në rolin e Violettes është zbulimi i vërtetë për publikun artdashës francez. Regjistrat e saj vokalë që i kërkon roli bashkohen në një këngë përplot pastërti, bukuri e rini.

Me vlerësime si këto në superlativ, faqja franceze “Forum Opéra” ka përshkruar të fundit performancë të sopranos nga Kosova, Elbenita Kajtazi. Kjo zinë virtuale ka komentuar shfaqjen e veprës “La Traviata”, të dhënë të premten e kaluar në Grand Théâtre të Bordeauxit në Francë dhe e rishfaqur të hënën.