Kulturë

“ReMusica” përmbyllet në kujtim të Beethovenit e me fuqinë e muzikës

“ReMusica” përmbyllet në kujtim të Beethovenit e me fuqinë e muzikës
Zemra e koncertit të “Minguet String Quartet” nga Münsteri i Gjermanisë ishin “Streichquartet op 131” dhe “Strichquartett op 132” të Beethovenit, të shkruara rreth viteve 1825-1826, dy vepra që kompozitori i pavdekshëm i shkroi në të fundit vite të jetës së tij

Me hapa të lehtë, katër instrumentistë gjermanë hyjnë në sallën elegante të “KulturForum” në Münster. Përkulen me pietet, ndonëse fizikisht nuk është i pranishëm asnjë frymë njeriu. Megjithatë, Ulrich Isfort (violinë), Annette Reisinger (violinë), Tony Nys (violë) dhe Matthias Diener (violonçel) janë në lartësinë e tyre dhe publiku në Kosovë është audienca së cilës i adresohen.

“Jemi me fat që e kemi këtë mundësi të jemi me ju”, thotë Diener duke e mbajtur violonçelin e tij.