Kulturë

Historia e veturës së Bekim Fehmiut që po pret shpëtimin

Në vitin 1967, me honorarin e serialit “Odisea”, ku portrizonte heroin homerik, Bekim Fehmiu do ta blente një veturë.

Veturën “Pezho 404” aktori ia bëri dhuratë nënës së tij Hedijes dhe me të e gjithë familja udhëtonte drejt vendeve ku Fehmiu po vuloste statusin prej yllit të kinematografisë.