Kulturë

Tri artiste çojnë zërin e Kosovës në hartën botërore të teatrit

Tri artiste çojnë zërin e Kosovës në hartën botërore të teatrit
Aktorja Ilire Vinca (në mes) dhe regjisoret Burbuqe Berisha (djathtas) e Zana Hoxha janë renditur në mesin e 27 grave të 18 vendeve të botës si të nominuara për çmimin prestigjioz që njeh kontributin e grave në botën e teatrit. Në tetor pritet të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar nga “The League of Professional Theatre Woman”

Aktorja Ilire Vinca dhe regjisoret Burbuqe Berisha e Zana Hoxha janë renditur në mesin e 27 grave të 18 vendeve të botës si të nominuara për çmimin prestigjioz që njeh kontributin e grave në botën e teatrit. Vinca për herë të dytë dhe Berisha e Hoxha për të parën, e kanë futur Kosovën në hartën e shteteve, ku gratë ia dalin të jenë profesioniste të zonja, edukuese përmes artit e edhe frymëzuese për gjeneratat e reja.

Të tria janë pjesë e listës së të nominuarave për “2020 Gilder/Coigney International Theatre Award” që ndahet një herë në tre vjet nga “The League of Professional Theatre Woman” (Liga e Grave Profesioniste të Teatrit).