Kulturë

KOHA në tri dekada me artefaktet e minimuzeut

KOHA në tri dekada me artefaktet e minimuzeut
Rrugëtimi i KOHËS, që nisi para 30 vjetësh, ka një vend të veçantë në minimuze. Puna filloi me tre laptopë, në selinë në “Kodër të Diellit”. “ALT 386 SX LAPTOP AMSTRAD 1988”, është diçitura për pajisjen në qoshen e poshtme majtas, të vitrinës.

Janë pak metra katrorë që mbajnë më vete copëza të 30 vjetëve historie të shtëpisë mediatike. Një dekadë i takon kohës kur vendi ishte nën okupim. E dy të tjera, të periudhës së pasluftës së fundit. Në vitin 2020, dëshmitë 30-vjeçare të KOHËS – ballinat e para të së cilës janë shtypur në pëlhurë njashtu sikurse edhe ato të “Kohës Ditore” – e pajisjet që dokumentojnë fillet e Kohavisionit, kanë marrë vlerë eksponatesh dhe janë pjesë e minimuzeut të KOHËS.

Pas luftës kanali i ri, që po i shtohej skenës mediatike të vendit, nisi punën me hov. Stafi bëri kontaktin e parë me audiencën nëpërmjet teknologjisë më të përsosur të asaj kohe.