Kulturë

Krimi i luftës për të cilin askush nuk do të flasë

Krimi i luftës për të cilin askush nuk do të flasë

Në një nga rrëfimet e shumta ngjethëse në librin urgjent të Christina Lambit, një foshnjë 7-muajshe dhunohet. Një nënë kthehet nga puna në fushat e Kongos lindore për të gjetur shtëpinë e shkretuar nga një grup milicie dhe vajzën e saj që qan nga dhimbjet. Nëna vë re një prerje të kuqe në fundin e foshnjës dhe e çon në qendrën e afërt mjekësore. Prej aty ajo dërgohet në qytetin e Bukavusë, 160 milje më larg, në një spital që kishte trajtuar 55 mijë viktima të dhunës seksuale prej 1999-s. Edhe për mjekun, që ka trajtuar aq shumë raste, sulmi është tronditës: anusi i foshnjës është çarë me forcë.

“Shpresoj që kushdo që e bëri këtë do të shkojë në burg për shumë vjet”, i thotë nëna e hakërryer Lambit. Por, pas çdo gjase, ai nuk do të shkojë në burg.