Kulturë

Boza e Prizrenit që ruan recetën, namin e traditën

Boza e Prizrenit që ruan recetën, namin e traditën

Sheshi kah “Shatërvani” është pothuajse i zbrazët. Jo fort e zakontë për një ditë vikendi, në shtatorin që vera lëshon “yndyrën” e vapës. Është pandemi, dhe kjo e arsyeton mungesën e lëvizjeve të njerëzve nëpër qytetin historik.

Në vargun e gjatë të dyqaneve të vogla, ku secili është i mbushur me plot histori, është edhe ëmbëltorja “Shëndeti”. Vitin 1982 e ka të shënuar menjëherë pas emërtimit, sa për të shpërfaqur traditën.