Kulturë

“Zâ Fest” jehon me poezi e muzikë nëpër bukuritë natyrore

“Zâ Fest” jehon me poezi e muzikë nëpër bukuritë natyrore
Bukuritë e Thethit kanë qenë prapavija idilike që kanë shoqëruar interpretimet poetike të aktores Ilire Vinca dhe përcjelljet me kitarë nga Vlashent Sata. E dhjetëra kilometra më në perëndim, Kalaja e Rozafës, në Shkodër, ka hapur dyert e saj për këngëtarë e bende nga Prishtina e Tirana

“Zâ Festi” bie aty ku fillon jeta: magjia e Thethit dhe e Kalasë, ta kujton sa e shtrenjtë është jeta. Me këtë evokim poetik, aty ku ujërat e shkumbëzuara të Valbonës vijojnë rrjedhën e përjetshme, muzika dhe tradita shqiptare janë shartuar me dialogë e interpretime.

Ndërkaq, larg nga aty, në Kalanë e Rozafës që sheh si në pëllëmbë të dorës krejt ultësirën me Bunën pranë, drita skenografike të kuqe, të kaltra e të manushaqta fjafuritin gurët e mureve mijëravjeçare. E në “skenën” e improvizuar nuk luheshin legjendat e murimit, por performanca muzikore.