Kulturë

Muzeu britanik identifikon pllakën e rrallë sumere

Muzeu britanik identifikon pllakën e rrallë sumere

Londër, 29 shtator – Muzeu i Londrës ka ndihmuar policinë britanike të identifikojë një pllakë të rrallë sumere 4 000-vjeçare, e vjedhur nga Iraku, që së shpejti do t’i kthehet vendit të saj, tha sot muzeu.

“Pllakat si kjo janë jashtëzakonisht të rralla, deri më tani ka vetëm rreth pesëdhjetë kopje”, shpjegoi muzeu në një njoftim për shtyp, duke theksuar se të gjitha janë gjetur në qytetet e rëndësishme sumere të vendosura në Irak ose Siri.