Kulturë

50 milionë euro investime për rindërtimin e monumenteve kulturore në Shqipëri

50 milionë euro investime për rindërtimin e monumenteve kulturore në Shqipëri

Tiranë, 29 shtator - ”Restaurimi dhe rijetësimi i monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të prekë disa pika të rëndësishme të hartës së pasurive tona, si dhe do të sjellë shumë më tepër punë, konsum dhe turistë”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama i cili nënshkroi me përfaqësues të BE Memorandumin e Mirëkuptimit për investimin prej 50 milionë eurosh miratuar nga BE-ja në kuadër të projektit të Rindërtimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore, pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Pjesë e fondit prej 100 milionë euro alokuar nga BE për të ndihmuar ringritjen pas tërmetit, ky investim i dedikohet shkollave, kopshteve dhe objekteve të kulturës të cilat u dëmtuan vitin e kaluar.