Kulturë

Ministria i rikthehet “Eminxhikut” të degraduar tash e tre vjet

Ministria i rikthehet “Eminxhikut” të degraduar tash e tre vjet
Ministria e Kulturës, qysh prej qershorit të këtij viti, është në kërkim të një kompanie që do ta vazhdojë punën për t’i dhënë formë shtëpisë që tash është veç “skelet”. Sipas vlerësimit që ia ka bërë, në këtë objekt – njëri prej dy objekteve ku zë vend Muzeu Etnologjik – nuk ngelet hapësirë ku nuk ka nevojë për intervenim, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë

Muzeu Etnologjik në Prishtinë do të hyjë në vitin e tretë prej kur ka nisur restaurimi e nuk ka përfunduar. Në fund të tetorit të vitit 2017, shtëpia e shekullit XIX, në kuadër të kompleksit “Eminxhiku”, ishte shndërruar në vendpunishte. Në fund të dhjetorit të atij viti ishte ndërprerë puna për të mos nisur më.

Ministria e Kulturës, qysh prej qershorit të këtij viti, është në kërkim të një kompanie që do ta vazhdojë punën për t’i dhënë formë shtëpisë që tash është veç “skelet”.