Kulturë

Buxheti 40-milionësh i BE-së, ringjallje për monumentet e Shqipërisë

Buxheti 40-milionësh i BE-së, ringjallje për monumentet e Shqipërisë
Të martën, në mjediset e Muzeut Arkeologjik në Durrës, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, dhe drejtoresha e UNOPS-it, Freya von Groote, kanë nënshkruar programin “EU4Culture”, në vlerë prej 40 milionë eurosh

Edhe trashëgimia kulturore e historike shqiptare kishte pësuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, i cili u mori jetën 51 njerëzve. Vetë ekspertët evropianë i kishin përfshirë 53 muze, monumente e site të ndryshme kulturore në listat me rrezikshmëri të lartë e të mesme.

40 milionë euro është shuma e ndihmës së Bashkimit Evropian që të martën iu akordua Shqipërisë për të rindërtuar dhe rehabilituar monumentet e prekura të trashëgimisë kulturore.