Kulturë

Ministrja Dumoshi: Si akti i parë i qytetërimit, përkthimi duhet të ketë vëmendjen shoqërore e institucionale

Ministrja Dumoshi: Si akti i parë i qytetërimit, përkthimi duhet të ketë vëmendjen shoqërore e institucionale

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi për Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit ka uruar përkthyesit për punën e tyre.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, ditë kjo e shpallur edhe nga UNESCO uroj të gjithë përkthyesit për punën e tyre jo të lehtë, por fisnike. Përkthyesi përfaqëson një ndër shtyllat e qytetërimit, sepse përkthimi nënkupton komunikim dhe komunikimi është i pashmangshëm për shoqërinë njerëzore. Si akti i parë i qytetërimit, përkthimi duhet të ketë vëmendjen e duhur shoqërore e institucionale”, shkruhet në mesazhin e ministres Dumoshi.