Kulturë

Aktorët në protestë për ansamblin rezident të “Dodonës”

Aktorët në protestë për ansamblin rezident të “Dodonës”
Foto: EO
19:45

Aktorët në protestë për ansamblin rezident të “Dodonës”

Dy muaj pasi e bënë publike kërkesën e tyre, këta aktorë janë mbledhur edhe një herë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Këtë herë ata kanë protestuar duke kërkuar hapjen e konkursit për aktorët e stafit rezident të teatrit “Dodona”. Sipas tyre, Komuna e Prishtinës po e zvarrit këtë kërkesë, raporton KOHA.

Kërkesa e këtij grupi është që Komuna e Prishtinës të hapë konkurs për 20 aktorë rezidentë të “Dodonës”. E nëse nuk ndodh kjo, ata paralajmërojnë se do t’i vazhdojnë protestat.

Kërkesat shumëvjeçare të komunitetit teatror për ansamble rezidente në teatrot e qyteteve u vunë në binarë pas pavarësimit buxhetor, që u mundësua në prill të vitit të kaluar. Ndërkaq me miratimin e buxhetit për këtë vit, në mars, tetë teatrove të qyteteve u është hapur rruga që të shpallin konkurse për staf rezident.

Gjilani, Prizreni dhe Gjakova kanë qenë komunat e para që gjatë muajit të kaluar kanë nënshkruar kontratat e rregullta të punës për angazhimin e aktorëve dhe punonjësve të stafit teknik dhe administrativ.

12:20

Artistët protestojnë para Komunës së Prishtinës

Një grup i aktorëve të Prishtinës kanë protestuar para objektit të komunës.

Aty kërkuan plotësimin e disa kërkesave të tyre.

Një prej këtyre kërkesave ishte edhe themelimi i Teatrit të Qytetit.

Image