Kulturë

Vangjush Mio dhe Abdurrahim Buza – fryma kombëtare e përjetësuar në art

Në ceremoninë solemne të mbajtur të enjten në mjediset e Presidencës së Shqipërisë, kreu i shtetit Ilir Meta ka vlerësuar dy piktorët e shquar, Vangjush Mio (1891-1957) dhe Abdurrahim Buza (1905-1985) me dekoratën “Nderi i Kombit”
 

Me stilin e tij impresionist kishte paraqitur mjeshtërisht vetëm motive lirike nga krahinat e Korçës dhe Pogradecit. Korçari Vangjush Mio (1891-1957), artisti që veproi në periudhën e Pavarësisë dhe pas viteve ’40, është i pari mjeshtër impresionist që e ngriti peizazhin shqiptar në art dhe në nivel profesional.

Gjashtë dekada pas vdekjes, atij i është ndarë dekorata “Nderi i Kombit” me motivacionin “si një ndër piktorët e parë profesionistë në Shqipëri”.