Kulturë

Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e festivalit “Eurovision” që në mot mbahet në Roterdam

Foto: Ilustrim
 

Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në festivalin evropian të muzikës, i njohur më mirë si Eurosong.

Portali kushtuar kësaj ngjarjeje, ESC Today, raporton se është konfirmuar se nuk do të ketë përfaqësues nga Mali i Zi në garën e ardhshme të ngjarjes muzikore, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në qytetin holandez të Roterdamit.