Kulturë

Të vërtetat e Hasan Prishtinës, mbiemrin e hershëm e kishte Berisha, nuk la pasardhës

Të vërtetat e Hasan Prishtinës, mbiemrin e hershëm e kishte Berisha, nuk la pasardhës

Rrjedhur nga një familje e madhe dhe mjaft e nderuar spahinjsh vendas, Hasan Prishtina lindi në Vushtrri më vitin 1873. Gjyshi i tij Haxhi Aliu nga Polanca e Drenicës kishte tre djem! Një ndër ta ishte dhe Ahmeti i cili lindi Hasanin. Babai i Hasan Prishtinës në ortakëri me Ismail Pashë Saraçin grumbulloi pasuri të madhe.

Por Hasani i kreu studimet e para në vendlindje, më tej vazhdoi gjimnazin frëng të Selanikut e më pas në Stamboll u diplomua për drejtësi. Nga aty ai u angazhua dhe u lidh ngushtë me nacionalistët shqiptar dhe më pas bashkohet me xhonturqit për besimin që kish në vetvete se fitorja do të bënte që kombi shqiptar të merrte autonominë brenda Perandorisë Osmane . Hasan Prishtina pas mbarimit të shkollës punoi në Shkup. Një ndër udhëheqësit e mëdhenj të disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare Osmane, nga ku me kryengritjen e vitit 1912 fitoi autonominë e Vilajetit Shqiptar. Ai mori pjesë në Kuvendin e Ferizajt ku paria shqiptare u mblodh për të përkrahur rikthimin e kushtetutës dhe ishte pikënisja e Revolucionit Xhonturk.