Kulturë

Përfundon restaurimi i Mozaikut të Tiranës, simboli i trashëgimisë kulturore të kryeqytetit

Përfundon restaurimi i Mozaikut të Tiranës, simboli i trashëgimisë kulturore të kryeqytetit

Tiranë, 20 tetor - Pas një muaji pune të kujdesshme, që kërkonte shumë durim e pasion, përfundoi restaurimi i Mozaikut të Tiranës, këtij simboli të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se “bashkë restaurimin e Mozaikut përfundoi edhe Atelieja e Restaurimit, e cila mblodhi së bashku specialistë nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore. Leksione të hapura, shkëmbim eksperiencash dhe pjesëmarrje në një ndërhyrje aq delikate, që u përmbyllën me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit”.