Kulturë

Ndryshimi i Ligjit për trashëgimi kulturore – peng i politikës

Ndryshimi i Ligjit për trashëgimi kulturore – peng i politikës
Ligji për trashëgimi hyn në pakon e ligjeve me interes vital. Kësisoj, për miratim duhen dy të tretat e dyfishta, që nënkupton se duhet të marrë edhe votat e dy të tretave të deputetëve të pakicave (Foto: Driton Paqarada/Koha)

Odiseja gati njëdekadëshe për ndryshimin e Ligjit për trashëgimi kulturore ka ditën e parafundit të nëntorit si afat për t’u dorëzuar në Qeveri. Dhe ndonëse një grup punues në Ministrinë e Kulturës po i bën plotësimet e fundit te ky draft, njohës të problematikës janë fort skeptikë që të shtyhet përpara përpjekja për Projektligjin që do të zëvendësojë Ligjin e miratuar në vitin 2006.

Kjo zvarritje sikur është “penalizuar” në vlerësimin e Komisionit Evropian në Raportin e sivjetshëm të Progresit për Kosovën. Në dokumentin 185 faqesh, kultura është trajtuar në një paragraf të vetëm. Sipas Raportit, Kosova duhet t’i vijojë përpjekjet për t’i plotësuar standardet e Konventës së vitit 2005 të UNESCO-s për Mbrojtjen dhe Promovimin e Diversitetit të Shprehjeve Kulturore.