Kulturë

“FemArti” në transformim, përballë sfidave me art e aktivizëm

“FemArti” në transformim, përballë sfidave me art e aktivizëm
“Lidhmë mua” nga Luljeta Braha, njëra prej premierave që solli “FemArti” i sivjetmë

Për gjashtë ditë, aq sa zgjati edicioni i sivjetmë, organizatorët e “FemArtit” ishin si në ajër. Pandemia dhe masat e Qeverisë që mund të pezullonin aktivitetet kulturore, ishin si një “bombë e kurdisur” për organizatorët. Programi i përpiluar mund të pësonte ndryshime në çdo kohë.

Ndryshime të vogla mund të ndodhin çdo herë, por këtë vit gjasat për ndryshime ishin më të mëdha. Në fakt, që në fillim u bënë ndryshime të tilla. Fillimisht u anulua i gjithë programi ndërkombëtar dhe Festivali ktheu vëmendjen nga artistët vendorë.